VIDEO/ Rama: Si bëhet procesi i vlerësimit të dëmeve në ndërtesa

schedule23:07 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 23:07 - 14 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama postoi mbrëmjen e sotme një video informuese për mënyren se si po bëhet vleresimi i dëmeve të termetit. Ai thotë se grupet e inspektimit kanë një formular-model, sipas standardeve të BE ku përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë elektronike. Në këtë video shpjegohet se fillimisht bëhet fotografimi i objektit, më pas kalohet në hapat e tjerë ku përcaktohet koha e ndërtimit dhe tipologjia, për të kaluar tek struktura dhe materialet me të cilat është ndërtuar objekti dhe më pas tek shkalla e dëmtimit.

Mesazhi i Kryeministrit:

“Ja si bëhet procesi i vlerësimit të dëmeve në ndërtesat e prekura nga tërmeti, ku informacioni nga inspektimi i grupeve të verifikimit në terren administrohet nëpërmjet një formulari të standardizuar, të përgatitur mbi modelet e Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara, ku mbledhja e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë elektronike”.