Bylisi fitoi në minutat e fundit kundër Apolonisë dhe tashme ballshiotët janë dy pikë larg Kastriotit, për të siguruar qëndrimin në Superiore direkt.
Futbolistët e skuadrës së Bylisit kanë festuar në mënyrë të pazakontë në dhomat e zhveshjes. Ata shfaqen dukë brohoritur “Rama Ik”, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Një festë e çuditshme deri diku, por jo e papritur. Sikurse dihet, Agron Kapllanaj, vëllai i presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, garon për deputet nën siglën e PD-së.
Kapllanaj ka qenë gjithmonë një mbështetës i skuadrës, edhe kur më parë ishte kryebashkiak i Bashkisë Mallakastër. /abcnews.al
View this post on Instagram