VIDEO/ Rama: Gjiri i Gramës, një prej plazheve perla të rivierës sonë

schedule08:39 - 24 Gusht, 2024

schedule 08:39 - 24 Gusht, 2024

Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit konsiderohet si një nga destinacionet e preferuara për turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje të Gjirit të Gramës duke e cilësuar atë si “një prej plazheve perla të rivierës sonë”.

“Mirëmëngjesi dhe me këto momente të bukura nga Gjiri i Gramës, një prej plazheve perla të rivierës sonë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Gjiri i Gramës në Gadishullin e Karaburunit, vetëm 25 km larg qytetit të Vlorës është një nga plazhet më spektakolare të jugut, me ujin e pastër kristal e natyrën e virgjër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!