Është mbyllur takimi i La Ligas mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, me fitoren e ngushtë 1-0 të katalnasve. Ishte Ivan Rakitic ai që shënoi golin e vetëm të sfidës, në minutën e 71-të.
Mesfushori kroat shënoi pas një asistimi të Messit, i cili sot me 24 qershor, feston ditëlindjen e tij të 33-të. Barcelona me këto tri pikë, ngjitet përkohësisht në krye të La Ligas, me 68 pikë të grumbulluara pas 31 javësh.
Ndërsa Real Madrid, ka mundësinë sërish të rimarrë kreun e La Ligas, në sfidën e nesërme përballë Mallorcas, sfidë që do të startojë në orën 22:00../abcnews.al