VIDEO/ Raketat nga Gaza godasin Jerusalemin, 9 të vrarë nga kundërsulmi i Izraelit

schedule20:27 - 10 Maj, 2021

schedule 20:27 - 10 Maj, 2021

Shtatë raketa u qëlluan nga Rripi i Gazës në zonën e Jerusalemit ditën e  sotme, disa minuta pasi Hamasi i dha një ultimatum qeverisë Izraelite. Një prej raketave u neutralizua nga forcat izraelite, ndërsa të tjerat “shpërthyen” në hapësira të hapura, sipas zyrtarëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) raportuan se një Izraelit u plagos lehtë nga një raketë anti-tank që “goditi” makinën e tij në zonën kufitare të Gazës. Qytetari, i cili sipas informacionit ishte në makinë në kohën e sulmit, u dërgua në një spital për ekzaminim.

Ndërkohë, organizata terroriste Palestineze Xhihadi kërcënon të lëshojë raketa të tjera në Gaza të Izraelit rreth orës 21:00. Në këtë kontekst, Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonën deri në 50 milje rreth Rripit të Gazës, pasi vlerësoi situatën e krijuar.

Ndërkohë, mediat në Palestinë raportojnë se Forca Ajrore Izraelite ka nisur të përgjigjet duke targetuar me raketa Rripin e Gazës. Për pasojë, nëntë persona kanë humbur jetën, me tyre tre fëmijë dhe tre zyrtarë të Hamasit. sb/abcnews.al/