VIDEO/ “Raketa” e Asanit dhe “perla” e Asllanit, UEFA publikon rezultatet për golin më të bukur në kualifikueset Euro2024

schedule15:41 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 15:41 - 1 Dhjetor, 2023

UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për perlën kundër Polonisë në “Air Albania”. Ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “predhë” kundër Danimarkës./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!