VIDEO/ Radhë të shumta automjetesh! Trafiku “zgjat udhëtimin” e turistëve në Vlorë

schedule18:50 - 21 Qershor, 2020

schedule 18:50 - 21 Qershor, 2020

Radhë të shumta automjetesh janë krijuar pasditen e sotme në aksin rrugor Orikum-Vlorë si dhe në rrugën Dhimitër Kolombi.

Trafiku i krijuar nga lëvizjet e shumta kanë bërë që turistët që kthehen nga bregdeti të përshkojnë rrugën e cila zakonisht zgjat 20 minuta, për më shumë se një orë.

Mësohet se trafiku vazhdon nga kampi i punëtorëve, për shkak se policia po kryen kontrolle të pjesshme dhe lejon parakalimet në kundravajtjet pa kriter duke bllokuar automjetet e tjera që presin në radhë./abcnews.al