Një rast i rrallë ndodhi në ndeshjen e sotme mes Cadiz dhe Valencia, sfidë e vlefshme për javën e 29-të të La Liga. Racizëm ka edhe tani që mungojnë tifozët.
FINAL #CádizValencia 2-1
¡El @Cadiz_CF se lleva los tres puntos! #ResultadosLS #LaLigaSantander #HayQueVivirla pic.twitter.com/Buf4OsIcSE
— LaLiga (@LaLiga) April 4, 2021
Protagonist u bë Juan Cala, qendërmbrojtësi i skuadrës vendase. Spanjolli nuk i kurseu ofendimet me baza raciste ndaj Mouctar Diakhaby, mbrojtësit francez të ekipit kundërshtar.
Lojtarët e Valencias u solidarizuan me shokun e tyre të skuadrës dhe në minutën e 32-të braktisën ndeshjen për rreth 20 minuta në pjesën e parë, ndërkohë që rezultati ishte 1-1.
Pikërisht Cala kishte kaluar Cadiz në avantazh, por miqtë rikthyen baraspeshën falë rrjetës së Kevin Gameiros. Ndeshja rifilloi dhe të dy lojtarët u zëvendësuan nga trajnerët respektivë.
Në fund fitoi Cadiz 2-1, falë golit të Marcos Mauro dy minuta përpara fundit të ndeshjes. Argjentinasi i dhuroi tre pikë të rëndësishme skuadrës së tij, teksa priten të merren masa në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pjesën e parë. /abcnews.al