Flitet shumë rreth racizmit, por fatkeqësisht fenomeni i shëmtuar vazhdon të jetë në shoqërinë tonë. Rasti më i fundit vjen nga Gjermania, konkretisht në ndeshjen mes ekipeve të moshave të Schalke 04 dhe Borussia Dortmund.
Sfida përfundoi me fitoren e verdhezinjve me rezultatin 2-3 dhe tashmë ata janë në krye të rendtijes, por ndeshja u sfumua nga komentet e tifozëve në stadium. “Viktima” është ylli i ri i Dortmundit, Youssoufa Moukoko.
“ich brech dir alle Knochen”
“leg dich ins grab”
“verpiss dich du Hurensohn”
“verpiss dich du schwa…”
Völlig “normale” reaktion wenn ein minderjähriger Schwarzer ein Tor schießt pic.twitter.com/8nv0IglJ3D
— Arsène Wenger Bundestrainer (@Eukakrypto) October 18, 2020
15-vjeçari shënoi gol në këtë sfidë dhe mënjëherë pasi arriti ta dërgonte topin në rrjetë, tifozët vendas filluan me ofendimet ndaj tij. “Shko në dreq ti gjë e zezë”, “shko shtrihu në varrin tënd” apo “do t’i thyejmë kockat”, ishin disa nga thirrjet ndaj kamerunasit.
Një sjellje aspak e hijshme kjo, pasi bëhet fjalë edhe për një minoren. Tashmë pritet reagimi i Federatës Gjermane të Futbollit nëse do të ketë një dënim ndaj klubit apo jo. Ndërkohë Moukoko po shkëlqen me ekipin U-19 të Dortmundit, madje ekipi i parë e ka përfshirë atë dhe në listën B të Champions League. /abcnews.al