Manchester United arriti një fitore shumë të rëndësishme dje në derbi kundër Manchester Cityt, duke suprizuar në ‘Etihad Stadium’ të besuarit e Guardiolës. Në një derbi ku shijuam gola, spektakël, apo edhe kartonë, nuk kishte si të mos mungonin polemikat. Tifozët e Cityt nuk u treguan aspak ‘qytetarë’, duke u kthyer protagonist për keq gjatë pjesës së dytë të takimit.
Në minutën e 67-të, mesfushori i United, Fred, shkoi për të ekzekutuar një goditje këndi. Kur braziliani po bëhej gati, tifozët nuk e përmbajtën veten, duke e goditur lojtarin me shishe uji si dhe me disa çakmakë. Por, si të mos mjaftonte kjo një tifoz është kapur nga kamerat duke imituar majmunin, pra sjellje raciste ndaj Fred.
Ai provoi sërish ta godiste, por një objekt goditi shpinën e mesfushorit. Në këtë moment gjyqtari komunikon me kapitenin e Cityt, David Silvën, për të qetësuar tifozët. Policia angleze e ka marrë çështjen dhe po kërkon autorët. Gjithashtu klubi i Manchester United konfirmoi incidentin dhe po bashkëpunon me policinë për të identifikuar tifozët. /abcnews.al
Ugly scenes at the Etihad Stadium…?
Manchester United midfielder Fred is hit by projectiles from the home crowd as he prepares to take a corner.
Watch live on Sky Sports Premier League now or follow online here: https://t.co/UNE1aW8GZi pic.twitter.com/FoLTTUDtHQ
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) 7 December 2019