Jeta në Shqipëri për shumë qytetarë shihet mjaft e vështirë, kjo për shkak të kushteve ekonomike në të cilat jetojnë.
Një qytetar nga Tirana duke folur për Abcnews.al, për gazetarin Ermal Vaka, ka shprehur në pak minuta gjithë problematikën që secili për shqiptarëve e gjen veten çdo ditë.
Duke nisur nga çmimet e shtrenjta e deri tek faturat e larta që duhen paguar, sipas qytetarit kjo është një absurditet me të cilin duhet të përballesh çdo ditë.
Lidhur me këtë situatë qytetari fajëson politikën, e cila sipas tij në këto vite ka menduar të pasurojnë vetëm veten dhe jo shqiptarët, pavarësisht se premtimet e tyre para se të vijnë në pushtet janë të mëdha.
“E ka pa bukën si është, i ke parë bidonat e ujit, e ke parë vezën sa është bërë, me marr një kokërr vezë si të marrësh një bërxollë, aq është bërë edhe kokrra e vezës çfarë të them më. Shihe sa është betoni, unë kënaqem me këtë betonin, ku do shkosh, në gjykatë? Shihe si janë bërë njerëzit vlla me vlla nuk flasin, po të kesh një gjykatë e ndan kjo është dardhe dhe kjo është kumbull, këtu nuk merret vesh, shkon tek i pari është dardhë, shkon tek i dyti është kumbull, hajde dhe merre vesh. Këtu ke frikë të ulesh në kafe se të shohin në bebe të syrit dhe thonë hajde se ky ka ardhur nga jashtë ta jep një dopio, ka ik njerëzilliku. Kaq miliona kaq miliarda, ku janë këto miliona dhe miliarda more, ne me këtë pasuri do ja kishim dh* edhe Kuvajtit, me gjithë këto miliarda e miliona që themi ne, dhamë kaq e dhamë aq, ku di unë ku shkojnë. Këtu bëhet hesap për bukë, bëhet hesap për ujë, t’i thua jemi në 2022-n, po dhe në 3022 të jesh këtu nuk afrohesh dot. Shkon në Tiranë të re me marrë shpi me qera ai thotë qeraja 300-400-500 euro, ku po shkon. Erdhi uji, s’ke nevojë me vënë orën me zile, vjen ai dhe thotë “Erdhi uji Selitës”, ai kazani pa frikë ka nja 6 vjet pa u pastru, akoma vazhdojmë ne me erdhi uji, ky është turp i madh. Kanë ardhur me çorape leshi në Tiranë, tani i ndërrojnë kollaret çdo gjysmë ore, seancën e parë e vë të kuqe, të dytën blu”, tha qytetari për Abcnews.al.