Pas plot aksionesh nga vendasit e Liverpool pritej edhe goli i parë i sfidës, mirëpo nuk ishte e thënë që të vinte nga “Të Kuqtë”, me djemtë e teknikut, Pep Guardiola, që kanë ndëshkuar kundërshtarët, në momentin e tyre më të mirë të sfidës.
Një krosim fantasik, nga goditja e këndit, nga këmbët e “arkitektit” belg, Kevin De Bruyne kapet bukur me kokë, nga qendërmbrojtësi anglez, John Stones, i cili kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar topin në portën e Kelleher. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al