VIDEO/ “Qytetarët” i falen Foden, City nuk zhgënjen në transfertën e “Qershive”

schedule20:36 - 24 Shkurt, 2024

schedule 20:36 - 24 Shkurt, 2024

“Qytetarët” e Manchester City nuk i ndahen “Të Kuqve” të Liverpool në krye të tabelës së Premier League, me skuadrën e teknikut Pep Guardiola, që fitoi 0-1 në fushën e “Qershive” të Bournemoputh falë golit të “fantazistit” angelz, Phil Foden që në minutën e 24′-t.

Në fakt, vendësit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Manchester City, por portieri Ederson u përgjigj në nivelin e kërkuar në rastet kur Bournemouthi goditi portën.

Nga ana tjetër, “Citizens” nuk i shfrytëzuan kundërsulmet e shpejta, duke u mjaftuar me vetëm një gol, që gjithsesi mjaftoi për të marrë tri pikët. Pas 26 javëve në Premier League, Liverpooli kryesom me 60 pikë, ndërsa City ndjek “Të Kuqtë”, me vetëm një pikë më pak. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!