VIDEO/ Qindra besimtarë në Lezhë kremtuan të premten e zezë

schedule09:34 - 19 Prill, 2025

schedule 09:34 - 19 Prill, 2025

Qindra besimtarë të krishterë në Lezhë u mblodhën një ditë më parë për të përkujtuar një nga momentet më të rëndësishme të javës së shenjtë, të Premten e Zezë, që në liturgji njihet si “Udha e Kryqit”.

Ceremonia u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinjor Otavio Vitale, i cili drejtoi lutjet dhe meditimet për vuajtjet e Krishtit në rrugëtimin e tij drejt Kalvarit.

Besimtarët, me devotshmëri dhe përulësi, përshkuan rrugën simbolike nga sheshi “Gjergj Kastrioti” deri në kalanë e qytetit, duke ndjekur stacion pas stacioni të gjitha etapat e vuajtjeve të Krishtit, që sipas besimit të krishterë, mori mbi vete mëkatet njerëzore për t’u kryqëzuar dhe për t’u ringjallur pas tre ditësh.

Mons Otavio Vitale theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj dite në pritje të Pashkës, ringjalljes së Krishtit.

Me këtë përkujtim të thellë dhe solemn, besimtarët rikonfirmojnë besimin në fuqinë e sakrificës dhe shpresën e ringjalljes – thelbi i Pashkëve dhe i jetës së krishterë. Në heshtjen dhe lutjen e kësaj dite, ndjehej forca e shpirtit që kërkon dritën pas çdo errësire.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!