VIDEO/ Qeshi me Reinan pas ndeshjes, milanistët “çmenden” me Donnaruman

schedule23:44 - 26 Prill, 2021

schedule 23:44 - 26 Prill, 2021

Tifozët e Milanit kanë shpërthyer ndaj Gianluigi Donnarumma në mediat sociale, pasi ai u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka me Pepe Reina pas humbjes 3-0 ndaj Lazio.

Portieri dhe kapiteni aktual i Rossonerëve ende nuk ka rënë dakord për rinovimin e kontratës, pasi marrëveshja e tij aktuale do të skadojë më 30 qershor.

 

Edhe pse Donnarumma bëri disa pritje të mëdha në Stadio Olimpico, ai nuk mund të parandalonte një humbje 3-0 ndaj Lazio. Pas fërshëllimës së fundit, ai u kap në kamera duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka me ish-shokun e tij të skuadrës dhe portierin e Lazios, Pepe Reina.

Kjo nxiti një irritim të tifozëve në mediat sociale. Disa nga tifozët kërkonin edhe ndëshkim nga ana e klubit për gardianin, për të mos e lënë të stërvitet me skuadrën pas këtij episodi. /abcnews.al