VIDEO/ “Qershitë” sfidojnë “qytetarët”, publikohen formacionet e sfidës Manchester City-Bournemouth

schedule15:41 - 4 Nëntor, 2023

schedule 15:41 - 4 Nëntor, 2023

Në orën 16:00, “qytetarët” e Manchester City do të presin në “Etihad”, “qershitë” e Bournemouth, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim pritet një fitore e madhe nga kampionët e Evropës.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Pep Guardiola ka zgjedhur më të mirët në fushën e blertë, ku në portë qëndron si zakonisht braziliani Ederson e para tij në mbrojtje janë Walker, Akanji e Ake. Më të tërhequr në mesfushë janë Stones e Rodri, ndërsa Bernardo Silva, Alvarez, Kovacic e Jeremy Doku vendosen pas “bomberit” të vetëm, Erling Haaland.

Në krahun tjetër, tekniku Andoni Iraola i ka rreshtuar “qershitë” e tij, me formulën 5-4-1, ku në portë është Radu e para tij Aarons, Mepham, Zabarnyi, Kelly e Kerkez. Në krahët e mesfushës janë Christie e Tavernier, ndërsa qendra mbulohet nga Billing e Scott. Ndërkaq, i vetëm në “majën” e sulmit është anglezi, Dominic Solanke. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: