Mund të duket si pjesë e ndonjë filmi, por është e vërtetë. Katër punëtore janë duke u hetuar pasi kanë publikuar një video në Tik Tok, ku shihen duke vallëzuar në një dhomë të spitalit.
Kjo video ka ngritur reagime të shumta nga persona që kanë kritikuar sjelljen e tyre dhe të personelit shëndetësor, sidomos në valën e dytë të koronavirusit ku janë rritur rastet që po përfundojnë me vdekje.
Video e publikuar në rrjetin social TikTok ka ngritur polemika, pasi ka krijuar ndjesinë se këto punëtore tallen me të sëmurët e të vdekurit. Punëtori që e ngarkoi videon nuk e ka imagjinuar se do të merrte ndikim e reagime aq të mëdha, e madje as që do të hetohej rasti. l.k/abcnews.al