Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Video që revoltoi grekët, burri shkelmon macen, e hedh në det

schedule14:46 - 2 Maj, 2022

schedule 14:46 - 2 Maj, 2022

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale në Greqi ka shkaktuar neveri dhe reagime të forta nga përdoruesit, të cilët shprehen të tronditur nga pamjet.

Bëhet fjalë për një video në të cilën vihet re një burrë i cili shkelmon një mace dhe e hedh në det.

Video është regjistruar në një tavernë peshku.



Burri i ofron maces ushqim, në mënyrë që kafsha t’i afrohet. Në momentin që macja afrohet për të marrë ushqimin, burri e shkelmon me këmbë dhe e hedh në det.

Lexo edhe:Katër metra lartësi, çifti bie nga kangjellat, përfundojnë në spitalin e Selanikut

Prokuroria e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni pas publikimit të videos në profilin e autorit që ka dashur të ndajë aktin e tij të tmerrshëm me ndjekësit e tij.

Keqtrajtimi i kafshëve konsiderohet krim në Greqi dhe dënohet deri në 10 vite burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!