Një video është bërë virale në rrjete sociale, ku shfaqen policë serbë duke rrahur brutalisht qytetarët.
Nga videoja shihet se si qytetarë të ulur në stol sulmohen dhe rrihen nga policët serbë, të cilët i godasin me shkopinj gome.
Videon e ka shpërndarë në Tëitter edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Von Cramon ka shkruar se Vuçiç po sulmon brutalisht qytetarët e rëndomtë dhe kalimtarët e rastit.
Kakva je ovo sramota! Zauvek obrukali srpsku uniformu! Zauvek! pic.twitter.com/PRkZ39UgkU
— Balša Božović (@Balshone) July 7, 2020
Mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin serb shpërthyen protestat , ku me qindra qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar vendosjen e orës policore për shkak të pandemisë.