Spanja festoi Kupën e parë të Botës për femra në historinë e saj. Vajzat e “Furias Rochas” festuan suksesin e tyre të madh me të gjithë, madje edhe me pjestarët e federatës së futbollit të vendit, por ndodhi diçka që ngjalli debat.
Prej një dite është hapur një debat intensiv në lidhje me veprimin e presidentit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së medaljeve, ai përqafoi lojtaren Hermoso. Ai e puthi në faqe fillimisht e më pas në buzë.
Pamjet kanë ndezur stuhi reagimesh, duke marrë formën e një skandali në futbollin spanjoll. Kur ajo u pyet nga një gazetar, u përgjigj: “Uh, po, nuk më pëlqeu”.
Gjithashtu ka reaguar e dhe Rubiales në lidhje me këtë skenë.
“Le të injorojmë budallenjtë dhe idiotët, me të vërtetë. Është kulmi i një momenti të dy miqve që festojnë diçka. Le ta injorojmë këtë gjë dhe të shijojmë gjërat e mira. Ishte diçka që u bë pa një sfond të keq. Nëse ka budallenj, le të vazhdojnë me budallallëqet e tyre. Nuk u bë me keqdashje, nëse njerëzit duan të humbin kohën me këtë gjë, le ta bëjnë”, ishte përgjigja e Rubiales ndaj kritikave./ h.ll/abcnews.al
?Otro que se cree intocable ??
➖Rubiales llama “gilipollas” a quienes critican la falta de consentimiento en su beso a la jugadora Jennifer Hermoso.
➖No solo no se arrepiente sino que se jacta de ello e insulta a quienes denuncian lo ocurrido.
¿Tú que ves en estas imágenes? pic.twitter.com/44GshSRA04
— Nenedenadie ?️??️⚧️? (@nenedenadie) August 21, 2023