Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Pustec, zjarri në Parkun Kombëtar i izoluar. Në terren,115 forca të angazhuara

schedule09:51 - 27 Korrik, 2025

schedule 09:51 - 27 Korrik, 2025

Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit është izoluar. Sipas autoriteteve, në terren ndodhen 115 forca zjarrfikëse të cilat kanë punuar pa ndërprerje për të vënë situatën nën kontroll.

Aktualisht kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Ndërhyrja nga toka ka vijuar edhe në kushte të vështira terreni dhe temperaturash të larta, me fokus mbrojtjen e pyjeve dhe ekosistemit të pasur të parkut. / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!