VIDEO/ Pushtimi i Ukrainës, shqiptarja rrëfen rrugën e arratisjes nga lufta: Jam me djalin, dëgjuam shpërthimet

schedule10:56 - 24 Shkurt, 2022

schedule 10:56 - 24 Shkurt, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Kjo situatë ka sjellë largime të mëdha të qytetarëve nga zonat e konfliktit por edhe nga qytetet e mëdha si Kievi. Lufta po prek edhe shqiptarët që jetojnë në Ukrainë. Një prej tyre është Nelli Syupyur.

Ashtu siç pak ditë më parë rrëfeu për Abcnews.al, Nelli ka nisur të largohet nga shtëpia e saj. Me anë të disa video Nelli na tregon të gjithë rrugëtimin e saj nga banesa për në kufi me Moldavinë. Nelli e cila është një koreografe në Ukrainë jetonte në periferi të Odessas ndërsa tashmë thotë se dëshiron të kalojë në Rumani.

Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë

“Lufta filloi nga ana e Bjellorusisë. Ka pasur edhe në Kiev. Jam në autobus tani. Taksi nuk merr njeri, nuk përgjigjen. I marrim në telefon dhe nuk përgjigjen. Nuk shkojmë dot me taksi. Po shohim ku është hapur rruga që të shkojmë.” shprehet Nelli.

Artistja shqiptare rrëfen se udhëtimin për tu larguar nga vendi e ka nisur bashkë me djalin e saj të vogël dhe bashkëshorti. Nelli tregoi disa ditë më parë se planifikonte të vinte në muajin Mars në Shqipëri, por situata e luftës i ka prishur planet. Nelli ka bërë apel shqiptarëve që jetojnë në Rumani që ta ftojnë për të ndihmuar në raste nevoje.

“Jam me djalin po shkojmë në rajonin e Odessas. Duhet të vinim në stacion dhe po marrim autobusin për në afërsi të kufirit me Moldavinë dhe Rumaninë. Ishte më afër ky kufiri. Se Rusia është në anën e veriut dhe në po shkojmë në anën tjetër. Edhe raketat fluturuan dhe i dëgjova nga mëngjesi. Në 4-5 orë. Dy herë shpërthime. Më pas një të tretë. I thash burrit ngrihu të ikim. Ne ndahemi me djalin, unë, djali dhe u ndamë nga familja dhe po nisemi në kufi. Na shkruani kush mund të na presë në Rumani ose Moldavi. Mund të shkojë edhe në Gjermani për të qëndruar. Por fillimisht mund të vij në Rumani dhe deri në kufi.” tha Nelli.

Interesante sipas Nellit është situata në Odessa, pasi askush nuk flet për gjendjen e luftës.

“Interesante. Jam në autobus dhe asnjë nuk flet për situatën. Por vetëm unë. Kanë frikë dhe nuk flasin për situatën që ka luftë. Në disa anë filloi lufta. Ata thonë mos shkoni në Kiev apo në Odessa pra në qytetet të mëdha. Në Odessa janë mbushur rrugët me makina.”

Pas një rrugëtimi disa orësh Nelli mbërrin pranë kufirit me Moldavinë për të kaluar më pas në Rumani.

“Kemi bërë gati valixhet dhe jemi në Odessa pranë stacionit. Kemi parë 3 ose 4 tanke. Është rruga që të nis në qytetin e Odessas. Burri ka vëllanë e tij këtu bashkë me familjen dhe do e presim të shkojmë në kufi me Moldavinë dhe më pas në Rumani. Po shkojmë drejt Europës. Le të shikojmë. Jam rreth 100 km larg kufirit.” rrëfen shqiptarja. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!