VIDEO/ “Pushtimi” i tribunës nga tifozët, Besëlidhja do 3 pikët në tavolinë

schedule12:58 - 5 Mars, 2021

schedule 12:58 - 5 Mars, 2021

Burreli triumfoi dje kundër Besëlidhjes dhe ruan vendin e parë në grupin A të Kategorisë së Parë, por Dinamo mund t’ua marrë pasi ka një ndeshje më pak.

Duelin e djeshëm e vendosi mbrojtësi lezhjan, Sadush Danaj, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Në kampin lezhjan nuk e kanë pritur mirë rezultatin dhe kanë pretendime.

Fillimisht me gjykimin, pasi mendojnë se arbitri Juxhin Xhaja nuk u dha një penallti kur ndeshja ishte 0-0. Ata kanë pretendimet e tyre edhe për zbatimin e protokollit sanitar.

Në tribunë kishte më shumë persona se sa parashikohet në protokoll dhe te Besëlidhja mendojnë se ndeshja nuk duhet të niste, ndaj edhe presin nga Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës t’u japë tre pikët në tavolinë. /abcnews.al