Tefik Osmani është nga ata që di gjithmonë ta tërheqë vëmendjen. Madje edhe kur nuk është protagonist. Dje në derbi kundër Partizanit ai nuk zbriti të ndihmonte skuadrën e tij në fushën e blertë, por në fund e ndjeu shumë fitoren dhe nuk ngurroi të ngacmonte tifozët rivalë me atë që bëri.
Sikurse kishte bërë Gran Souness në vitin 1996 pas derbit Fenerbahce-Galatasaray, njëlloj veproi edhe Osmani. Korçari mori flamurin bardheblu në tribunën e Fanatics dhe iu drejtua mes të fushës.
Mbrojtësi e nguli aty, për të treguar se kush ishin të zotët e fushës dhe “pushtuesit” e ri të derbit. Pas ndeshjes, Osmani postoi edhe një foto në llogarinë e tij në “Instagram” dhe shkruante: “Pushtime me pesëshe”. /abcnews.al