VIDEO/ Pushimet ndryshe të Ibrahimovic, stërvitet edhe në jaht

schedule12:15 - 6 Gusht, 2020

schedule 12:15 - 6 Gusht, 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, po shijon pushimet e verës së bashku me bashkëshorten e tij, Helena Seger, në një jaht luksoz në afërsi të Francës. Çifti është parë në afërsi të San Tropezit dhe suedezi nuk ka nguruar të bëjë një seancë stërvitore dhe në temperaturat e larta.

 

Ibra është parë shumë i lumtur në krah të Helenës, ku nuk harroi ta lyente me krem atë. Ndërkohë për të ardhmen e sulmuesit ka shumë spekulime, ku ende nuk dihet nëse ai do ta vazhdojë sërish aventurën tek kuqezinjtë.

Aktualisht kontrata e Zlatanit me Milanin ka mbaruar, por drejtuesit i kanë ofruar atij një të re ku ka dhe një rritje page për të. 104 mijë paund në javë për Ibrën nuk janë pagë dhe klubi kuqezi po bën gjithçka që ai të qëndrojë të paktën dhe një vit në Milano. Gjithçka pritet të zbulohet në ditët në vijim, ku pritet zyrtarizimi nga klubi kuqezi. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Do like me, stay in shape with @buddyfit_it

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on