VIDEO/ Punonjëset e seksit ofrohen falas për policët që dorëzojnë kapelet

schedule09:37 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:37 - 4 Qershor, 2020

Ndërsa mijëra amerikan dalin në rrugët e qyteteve në të gjithë SH.B.A. për të protestuar kundër brutalitetit të policisë, një punonjëse seksi në Teksas kërkoi të sakrifikojë veten e saj për kauzën, duke u ofruar të kalojë natën me çdo polic që i bashkohet kësaj kauze.

Në një demonstratë në Houston të Martën, një nga qindra të revoltuar nga vrasja në Minneapolis të Geroge Floyd  javën e kaluar, një punëtore seksi me pseudonimin Phoenix Divina i propozoi oficerëve të linin punën e tyre, në këmbim për shërbimet e saj.

“Unë do të shkoj me çdo oficer policie që pushon sot. Kjo ofertë është deri në fund të natës”, dëgjohet gruaja duke thënë në një video të postuar në Twitter.

“Kam dëgjuar policët që duan ryshfet … ia vlen ti provosh “, thotë ajo.

Asnjë nga oficerët nuk mendon për propozimin, të paktën kështu duket nga ajo që shihet në video.

Ndërsa një prej tyre që mendon seriozisht propozimin dhe për të treguar mirësjelljen, përgjigjet:

 “Unë jam i martuar, më fal”,  ndërkohë që disa të tjerë e shohin me dashuri.

Gruaja nuk ka mbetur e kënaqur nga përgjigja, dhe ka vazhduar të hedhë një mori akuzash duke pyetur se cili nga oficerët kishte abuzuar me punonjëset e seksit gjatë natës./abcnews.al