Partizani dhe Kukësi do t’i shtojnë dy stadiume të tjera vendit tonë, ndërkohë që pritet që edhe në Krujë e Fier impiantet të marrin pamje tjetër. Zhvillime pozitive këto për futbollin shqiptar, edhe pse ka ende shumë gjëra që duhen bërë.
“Demat e kuq” mezi presin të luajnë në shtëpinë e re, ku punimet po vijojnë me ritme të kënaqshme dhe së fundmi ka përfunduar edhe fasada e tribunës kryesore. Prej kohës është punuar edhe në ambientet e saj dhe shpresohet shumë që deri në verë stadiumi të ketë përfunduar.
Tifozët e shumtë të kampionëve në fuqi, po presin me padurim përfundimin e punimeve dhe shpresojnë që sezonin e ardhshëm të transferohen në fortesën e re të tyren dhe skuadrës së zemrës. /abcnews.al