Publikohen pamjet me dron nga vendi ku u rrëzua helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian si dhe të gjithë zyrtarët e tjerë në bord.
Pamjet me dron të rrënojave u morën nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe u transmetuan në mediat shtetërore iraniane. Agjencia e lajmeve FARS tregoi vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët dhe të pyllëzuar.
#BREAKING Drone footage captured by volunteer forces assisting Iran’s Red Crescent shows the wreckage of Raisi’s doomed chopper. pic.twitter.com/QECJcu1oXe
— Iran International English (@IranIntl_En) May 20, 2024
Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se helikopteri ishte plotësisht i djegur. Më herët, një dron turk zbuloi një burim nxehtësie, duke vlerësuar se ishin rrënojat e helikopterit që mbante Ebrahim Raisin dhe “koordinatat u ndanë me autoritetet iraniane”. Anadolu publikoi gjithashtu video me kamerë termike.
Akinci UAV identifies source of heat suspected to be wreckage of helicopter carrying Iranian President Raisi and shares its coordinates with Iranian authorities pic.twitter.com/0tZtMc5oaP
— Anadolu English (@anadoluagency) May 20, 2024
/abcnews.al