PSV nuk ka gabuar ndaj “diletantëve” të Spakenburg, teksa në arenën “Sportpark De Westmaat”, “bardhekuqtë” e Amsterdamit kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 1 me 2, duke siguruar kështu finalen e Kupës së Hollandës, “KNVB Beker”.
Nga një gol në secilën pjesë, fillimisht nga meksikani Erick Guiterrez në minutën e 43’-të e më pas Patrick van Aanholt në minutën e 46’-të pjesës së dytë nxorrën totalisht të pavfleshëm golin e Dwayne Green në minutën e 59’-të, duke hipotekuar kështu një fitore “të ëmbël” për djemtë e Ruud van Nistelrooy.
Tashmë, PSV do të duhet të presë përballjen e mbrëmjes së nesërme mes Ajax e Feyenoord për të mësuar kundërshtarin e saj në finalen e Kupës së Hollandës, “KNVB Beker”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Erick Guiterrez, 0-1:
Goli i Patrick van Aanholt, 0-2:
Goli i Dwayne Green, 1-2: