VIDEO/ PSG thyen Marseille, Superkupa për herë të dhjetë në kryeqytet

schedule22:58 - 13 Janar, 2021

schedule 22:58 - 13 Janar, 2021

Pak ditë kanë mjaftuar që Mauricio Pochettino të fitojë trofeun e parë në stolin e PSG. Kampionët e Francës mposhtën 2-1 Marseille në finalen e Superkupës së Francës, që u luajt në ” Stade Bollaert-Delelis” të Lensit.

Goli i parë erdhi gjashtë minuta përpara mbylljes së pjesës së parë. Kros i gjatë dhe goditje me kokë e Mauro Icardit. Portieri i Marseille e ndaloi një herë argjentinasin, por nuk kishte çfarë të bënte në goditjen e dytë. Topi në rrjetë dhe PSG në avantazh.

 

Goli i qetësisë erdhi pesë minuta përpara fundit të ndeshjes. Skuadra e Pochettinos fitoi një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Neymar. Braziliani nuk gaboi nga pika e bardhë. Marseille nuk u dorëzua dhe shkurtoi rezultatin katër minuta më vonë.

 

Dimitri Payet realizoi një gol të bukur, por nuk pati më kohë për të tentuar barazimin. Përfunbdimisht 2-1 për PSG-në, që fitoi për herë të dhjetë në histori Superkupën e Francës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!