Paris Saint-Germian fiton për herë të 15-të në histori Kupën e Francës, ndërsa këtë të shtunë ndal Lyon-it luajti finalen e 20-të në histori.
Skuadra e Luis Enriques fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Lyon-it, me këta të fundit që luajtën në finalen e 9-të të Kupës së Francës dhe pësuan humbjen e 4-ët.
Takimi i luajtur në “Stade Pierre-Mauroy” rezultoi një spektakël i vërtetë, ndërsa ishte një ndeshje me shumë ritëm dhe shumë e luftuar.
Ishte Dembele ai i cili zhbllokoi finalen, me goli e shënuar me kokë në minutën e 22’, teksa duke shfrytëzuar rrëmujën në zonë, Fabian Ruiz realizoi golin e dytë për PSG-në në minutën e 34’ dhe duke bërë që fraksioni hapës të përfundonte me rezultatin 0-2.
Megjithatë te Lyon-i vazhduan me sulmet në pjesën e dytë dhe në minutën e 55’ O’Brien shënoi me kokë, duke rihapur sfidën.
Në minutat e mbetura të lojës të dyja skuadrat provuan të shënon sërish, por kjo finale u mbyll me tre gola.
Sa i përket Kylian Mbappe, francezi nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës në ndeshjen e tij të fundit me PSG-në, megjithatë e mbylli rrugëtimin me parizienët me trofeun e Kupës së Francës.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2 me PSG-në që feston triumfin e 15-të në histori në Kupën e Francës, si dhe trofeun e dytë të këtij sezoni pas atij të Ligue 1./ h.ll/abcnews.al