Ndeshja midis PSG dhe Marseille ka qënë një sfidë tipike klasike, ku nuk kanë munguar golat, rastet e bukura dhe tensionet gjatë lojës, ku rezultati final ishte 2-1 për PSG.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me një gol të mrekullueshëm të Neymar në minutën e 12-të pas asistimit perfekt të Verrattit. Goli i barazimit për Marseillen erdhi në minutën e 31-të, ku Donnarumma bëri një dalje të gabuar brenda zonës duke krijuar dhe një rrëmujë aty, dhe Caleta-Car përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.
Messi realizoi në minutën e 41-të por VAR ndërhyri për të dhënë pozicion jashtë loje. Por pak sekonda para se të mbaronte pjesa e parë, Mbappe kaloi në avantazh PSG në minutën e 49-të të shtesës me penallti.
Pjesa e dytë ishte me raste dhe disa ndërhyrje me pasojë kartonash. Në minutën e 85-të Saliba shënoi për Marseillen por VAR ishte përsëri protagonist duke anuluar golin dhe duke qetësuar PSG nga një barazim në minutat e fundit./ h.ll/abcnews.al