Kukësi fitoi një ditë më parë kundër Egnatias me rezultatin 2-0, por ka rezerva për një gol të anuluar në pjesën e parë.
Verilindorët kanë publikuar videon e aksionit që u konkretizua me gol dhe kanë një pyetje për tifozët.
“Gjeni arsyen se pse ky gol është i parregullt? Gjyqtari Indrit Myrtja e anuloi”, shkruhet në postimin e Kukësit, që proteston në mënyrë të moderuar. / abcnews.al