VIDEO/ Protestuesit izraelitë i vënë flakën selisë së OKB-së në Jeruzalem

schedule12:29 - 10 Maj, 2024

schedule 12:29 - 10 Maj, 2024

Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara për ndihmë për palestinezët ka mbyllur selinë e saj në lindje të Jeruzalemit pasi izraelitët i vunë flakën selisë.

Filipe Lazzarini, kreu i UNWRA, tha në një postim në platformën e rrjeteve sociale X se ai kishte vendosur të mbyllte selinë derisa të situata të ishte nën kontroll.

“Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm. Edhe një herë jeta e personelit të OKB-së u vu në rrezik serioz. Është përgjegjësi e shtetit të Izraelit si fuqi pushtuese të sigurojë që personeli dhe objektet e Kombeve të Bashkuara të mbrohen në çdo kohë,” shtoi ai.

UNRWA, e cila u krijua për të mbrojtur refugjatët palestinezë që u larguan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 rreth kohës së krijimit të Izraelit, ka qenë prej kohësh objektiv i sulmeve izraelite.

Që nga fillimi i luftës me Gazën, zyrtarët izraelitë kanë kërkuar vazhdimisht mbylljen e agjencisë, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me Hamasin në Gaza, një akuzë që Kombet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë.

/abcnews.al