Studentët e Universitetit Aristotelio të Selanikut janë përplasur me policinë helene ditën e sotme, ndërsa 3 të rinj janë arrestuar.
Ditët e fundit në ambientet e Korpusit Universitar janë zhvilluar protesta të dhunshme, pasi një pjesë studentëve janë kundër ndërtimit të bibliotekës së re në “Këndin Biologjik”, i cili është në funksion që prej 34 vitesh.
Protothema.gr shkruan se studentët protestues kanë thyer xhamat dhe dyert e universitetit në shenjë proteste.
Ndërkohë rektori i universitetit, Nikos Papaioanou është shprehur se punimet për bibliotekën e re do të vazhdojnë, akoma dhe nëse është nevoja për ndërhyrjen e policisë./abcnews.al/


