Në shfaqjen e Krishtlindjeve, çifti mbretëror, organizuan një festë për stafin dhe vullnetarët dhe kështu hoqën dorë nga koha e tyre për Krishtlindje.
Kryekuzhinierja Mary, 84 vjeç, hartoi menunë, ndërsa duka dhe dukesha dhanë një dorë me përgatitjet.
Por shikuesit pohuan se ata panë një shkëmbim befasues midis saj dhe burrit Princit William ndërsa programi u transmetua të hënën.
Nëse me Meghan-in dhe Harry-n jemi mësuar t’i shohim shpesh teksa shkëmbejnë shikime, prekje, përqafime, ndonjëherë edhe puthje, në publik, e kundërta ndodh me Kate-in dhe William-in.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë më diskretë në publik për sa u përket shfaqjes së ndjenjave. Madje, aq diskretë, saqë Kate nuk e lejon William-in ta prekë as në shpatull. Të paktën, kështu duket në një video që bën xhiron e rrjetit, të shkëputur nga dalja e tyre e fundit publike.
https://www.youtube.com/watch?v=zjet9C-03mc&feature=share&fbclid=IwAR2wqUtqTwTTXlXOGLELbpJmAgmQY-IMapINsrg0lj2-6ohlMa2knL8AGHk
Teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit, në një moment, William u mundua të prekte Kate-in në shpatull dhe ajo reagoi menjëherë duke ia shmangur dorën.
Disa fansa vunë në dukje se zakonisht Kate dhe William kanë tendencë të jenë më të rezervuar kur bëhet fjalë për të qenë më afer njëri-tjetrit në publik.
Por mbas postimit të videos rrjetet sociale u mbushën me komente.
Një fans me sy si të shqiponjës tha: “Ajo lëvizi me shpejtësi.”
Shumë njerëz thanë që “nuk mund të ndalonin së shikuari” klipin, ndërsa disa mbruan çiftin dhe thanë se nuk ishte asnjë moment për shfaqje të dashurisë publike.
Disa fansa mbretërorë u hodhen në mbrojtje duke thënë: “Më pëlqen mënyra si bashkëveprojnë, është profesionale. Nuk dua të shoh fërkime të tepërta të duarve. Është e vështirë, si ju mund të ndërhyni në një moment privat.
Sidoqoftë Kate njihet për personalitetin e saj me këmbë në toke dhe një veprim i tillë i rezervuar duhej të pritej nga publiku./abcnews.al