Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha, bëri një ndeshje të shkëlqyer sot për ekipin e Lazios. Gardiani kuqezi ndihmoi skuadrën e tij të marrë fitoren e radhës në kampionat, pasi Lazio mposhti Leçen me rezultatin 4-2.
Strakosha bëri disa pritje vendimtare, ku veçohet ajo e penalltisë në minutën e 67-të. Strakosha është vlerësuar me notën 7.5 në këtë sfidë, një ndër më të lartat në karrierën e tij.
Strakosha 7.5 – Nuk mund të bëjë asgjë në golin e Lapadulas nga një distancë e afërt. E mahnitshme pritja e tij në pas goditjes me kokë nga Babacar, duke hequr topin nga vija fatale. Arrin t’i presë edhe penalltinë sulmuesit të Leçes. Një ndeshje e shkëlqyer!/abcnews.al

