Prishtina luajti sot ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kampionët e Kosovës mundën me shifrat 4-1 Connah’s Quay Nomads dhe bënë një hap masiv përpara në rrugën për raundin e dytë.
https://streamable.com/hyv33d
Skuadra e Zekirija Ramadanit shënoi golin e parë në minutën e 41 me Leotrim Bekteshin. Me nisjen e së dytës, në minutën e 53-të ishte Oto John, që shënoi golin e dytë. Uellsianët u rikthyen në lojë me Moore, që shënoi në minutën e 75-të, por nuk bëri gjë tjetër veçse e “zgjoi bishën” brenda Prishtinës.
Endrit Krasniqi trefishoi vetëm tre minuta më pas dhe më pas në minutën e fundit shtesë Otto John çoi shifrat në 4-1, duke qenë një hap larg raundit të tretë, ku sfidon fituesin e çiftit Valur-Glimt. Megjithatë më parë duhet një ndeshje tjetër heroike në Uells. /abcnews.al
https://streamable.com/nhezbc
https://streamable.com/88ufh2
https://streamable.com/hyv33d