Kevin Prince Boateng është larguar nga Fiorentina. Ganezi i njohur u kërkua nga Celta Vigo dhe Besiktas, por në fund zgjodhi bardhezinjtë turq. 32-vjeçari shënoi vetëm një gol me ekipin nga Firence dhe është huazuar te Besiktas deri në fund të sezonit.
Afrikani ofensiv shfaqet i lumtur për këtë ndryshim në karrierë dhe zgjedh një mënyrë origjinale për t’u prezantuar përpara tifozëve të rinj. Boateng ka postuar një video në makinën e tij duke dëgjuar e kënduar një këngë turke.
“Princi” ka një eksperiencë të madhe dhe do të bëjë maksimumin të ndihmojë Besiktas për të arritur objektivat sezonalë. Klubi i njohur tukr renditet në vend të shtatë të Superligës turke me 30 pikë, 11 pikë larg kryesuesve të Sivasspor. /abcnews.al
#TRANSFERGELİŞMESİ
Kevin-Prince Boateng Beşiktaş’ta
Siyah beyazlılar Ganalı oyuncuyu kiralık olarak kadrosuna kattı pic.twitter.com/FfvAa1tcTE— A Spor (@asporcomtr) January 31, 2020