VIDEO/ “Prej ku shënon ai edhe taksia të merr 3 euro”, Progni çmend Kosovën

schedule10:09 - 4 Maj, 2021

schedule 10:09 - 4 Maj, 2021

Gerhard Progni po luan sezonin e dytë në Kosovë dhe te Gjilani janë të dashuruar pas tij. Mesfushori anësor ka shënuar 9 gola në kampionat këtë sezon dhe në gjashtë raste e ka bërë diçka të tillë përmes goditjeve të dënimit.

Progni është shënuesi më i mirë i Gjilanit, edhe pse nuk është sulmuesi kryesor i skuadrës. Në Kosovë ai i ka ccmendur të gjithë me golat e shënuar nga distanca të largëta.

Në “Sporti në Klan Kosova” i kanë dedikuar edhe një kronikë Prognit, pikërisht prej golave të shumtë nga distanca, ndërkohë që tifozët nuk humbin rastin edhe të bëjnë humor.

“Prej ku shënon Progni, edhe taksia t’i merr 3 euro”, shkruan një ndjekës, ndërkohë që Prognit i është ofruar edhe rinovimi i kontratës edhe për një sezon tjetër, sikurse bëjnë me dije burime të abcnews.al pranë klubit të Gjilanit.

Mesfushori anësor me shumë mundësi do të pranojë të nënshkruajë. Për Prognin shifra e 9 golave është e lartë, madje në Superiore nuk e kishte arritur në asnjë raste. Me Flamurtarin dhe Partizanin ai është ndalur në tetë gola në kampionatin shqiptar.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!