Vjen goli i parë në ndeshjen Juventus-Barcelona dhe atë e kanë shënuar katalanasit. Ousmane Dembele lëshoi një goditje të fortë nga larg në minutën e 14-të, topi u devijua nga mbrojtja italiane dhe u ndal në trekëndësh.
“Zonja e Vjetër” reagoi menjëherë dhe Alvaro Morata dërgoi topin në rrjetë një minutë më vonë, por sulmuesi spanjoll ishte në pozicion të parregullt dhe goli u anulua.
Gol edhe në Belgjikë, aty ku po luajnë Club Brugge dhe Lazio. Bardhekaltrit kanë kaluar në avantazh pas çerek ore lojë me anë të Joaquin Correas. Goditje e bukur me të majtën e sulmuesit argjentinas dhe ekipi italian në avantazh. /abcnews.al