VIDEO/ Portugalia “shpërfytyron” Bosnjën, Holanda triumfon në “frymën e fundit”, ja rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes

schedule22:47 - 16 Tetor, 2023

schedule 22:47 - 16 Tetor, 2023

Portugalia ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Bosnjës. Të pestë golat u shënuan që në pjesën e parë dhe luzitanët e morën me qetësi intervalin e dytë të ndeshjes. Me këtë fitore, Portugalia e mbyll me pikë të plota grupin dhe këtë fazë kualifikuese të Euro 2024.

Holanda ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Greqisë në “frymën e fundit”. “Tulipanët” fituan nëj penallti në në minutën e 91’ dhe Van Dijk e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë një fitore me vlerë të madhe kombëtares së tij. Me këtë rezultat, Holanda tashmë ndodhet në vendin e dytë në grup me 12 pikë, po aq sa Greqia e vendit të tretë. Greqia e ka ndeshjen e fundit kundër Francës, ndërsa Holanda ka edhe dy ndeshje të mbetura në kualifikueset e Euro 2024.

Ndërkohë, ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë është ndërprerë para kohe, pasi një sulm terrorist ndodhi këtë mbrëmje në Bruksel ku një person i armatosur la të vdekur të paktën dy shtetas suedezë të cilët kishin ardhur për të parë sfidën. Këtë vendim e morën vetë lojtarët suedezë./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e Bosnjë-Portugali

Shikoni golin e ndeshjes Greqi-Holandë