Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Portugalia nuk bën gabimin e Italisë, valixhet gati dhe do të fluturojë për në Katar

schedule22:37 - 29 Mars, 2022

schedule 22:37 - 29 Mars, 2022

Portugalia ka arritur të fitojë një ndeshje pa probleme ndaj Maqedonisë së veriut me rezultatin 2-0.

Bruno Fernandes ishte autori i golit të parë në minutën e 32-të të pjesës së parë pas një asistimi nga Cristiano Ronaldo, duke dërguar kështu në dhomat e zhveshjes ekipin e tyre në avantazh.

Portugezët kanë menaxhuar totalisht lojën duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Tentativat e shumta sollën edhe golin e dytë për portugezët, ku në një kundërsulm, Diogo Jota në minutën e 65-të dërgoi një top të bukur te Bruno Fernandes ku ky i fundit me një kontroll perfekt të topit e dërgoi në rrjetën e portës kundërshtare.



Portugalia kështu arriti të marrë biletën për Kupën e Botës, Katar 2022./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!