VIDEO/ Portugalia e mbyll me 30 pikë, Luksemburgu e Sllovakia fitojnë sfidat e fundit

schedule22:43 - 19 Nëntor, 2023

schedule 22:43 - 19 Nëntor, 2023

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për grupin J, grup i cili u kryesua nga fillimi e deri në fund nga “luzitanët” e Portugalisë, me këta të fundit, që nisen drejt fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, si e vetmja Kombëtare, me plot 30 pikë, duke fituar 10 nga 10 ndeshjet e zhvilluara.

Kështu, në “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës, portugezët e teknikut, Roberto Martinez kanë arritur të triumfojnë, me rezultatin e pastër, 2 me 0, ndaj rivalëve të Islandës, me golat, që erdhën në minutën e 37’-të të pjesës së parë nga Bruno Fernandes dhe në minutën e 66’-të nga “bomberi” i Braga-s, Ricardo Horta.

Në përballje të tjera të këtij grupi, Sllovakia ka mundur në transfertën Bosnje-Hercegovinën, me sulmuesin Robert Bozenik dhe mbrojtësin Ludomir Satka, që shënuan nga një gol në minutat 52’ e 71’, për të nxjerrë të pavlefshëm autogolin e Hrosovsky, duke i mundur kështu boshnjakët me rezultatin 1 me 2, ndërsa në sfidën tjetër të grupit, Luksemburug mundi me rezultatin minimal, 0 me 1, Lihtenshtejnin, me golin e vetëm të sfidës që erdhi nga”bomberin” Gerson Rodrigues.

Tashmë e mbyllur çdo gjë le të mësojmë edhe renditjen përfundimtare të grupit J. Kështu, në vendin e parë renditet Portugalia me 30 pikë të plota e pas tyre vijnë, Sllovakia me 22 pikë, Lukemburgu, me 17 pikë, Islanda me 10 pikë, Bosnja me 9 pikë dhe në vendin e fundit është Lihtenshtejni me 0 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Lihtenshtejn 0 – 1 Luksemburg 

Bosnje Hercegovina 1 – 2 Sllovaki

Autogoli i Patrik Hrosovky, 1-0:

Goli i Robert Bozenik, 1-1:

Goli i Lubomir Satka, 1-2:

Portugali 2 – 0 Islandë

Goli i Bruno Fernandes, 1-0:

Goli i Ricardo Horta, 2-0:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!