Portugalia tani mund të mendojë për EURO 2020. Skuadra e Fernando Santos ka fituar miqësoren e fundit ndaj Izraelit me rezultatin 4-0 dhe protagonist ishin dy nga lojtarët kryesorë, Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes.
Mesfushori zhbllokoi ndeshjen në minutën e 42-të me një goditje perfekte brenda zonës, ndërsa dy minuta më pas ylli i Juventusit dyfishoi shifrat.
CR7 la shenjë edhe me një goditje dënimi krejtësisht të pasaktë, që tërhoqi vëmendjen dhe u shpërnda shumë në rrjetet sociale.
https://streamable.com/hg1aon
Portugalia shënoi edhe golin e tretë, me autor Joao Cancelo, kampion në Angli me Manchester City. Skënën në fund e rimori Bruno Fernandes, duke realizuar edhe golin e katërt. /abcnews.al