VIDEO/ Portieri pa ndjenja në fushë, dramë në Pogradeci-Shkumbini

schedule15:48 - 16 Prill, 2022

schedule 15:48 - 16 Prill, 2022

Herdis Alliu portieri i skuadrës së Pogradecit ka ngrirë një stadium të tërë në ndeshjen Pogradeci-Shkumbin.

Kur luheshin vetëm pak minuta nga pjesa e parë një prej sulmuesve të skudrës së Peqinit ka ngritur aq fort këmbën sa ka goditur në kokë portierin e skuadrës së Pogradecit, Alliu duke e lënë pa ndjenja në fushë.

Për fatin e mirë ka qënë i menjëhershëm reagimi i stafit mjekësor të skuadrës liqenore që kanë arritur brenda pak minutash të normalizojnë situatën. Normalizim që është duartrokitur jo vetëm nga tifozeria në shkallët e stadiumit por edhe nga lojtarët dhe stafet e të dyja ekipeve.

Sipas stafit mjekësor të ekipit pogradecar nga goditja lojtarit i është bllokuar frymëmarja për shkak të gjuhës së futur brenda në rrugët e frymëmarrjes. Ka qënë fizioterapistja e kësaj skudre Alma Angjo dhe asistentët e saj ata që kanë arritur të stabilizojnë gjendjen shëndetësore të portierit pogradecar. Më pas mjekia e skuadrës Alma Çekiçi së bashku me lojtarin ndodhen në spitalin e Pogradecit për trajtim më të specializuar.

E rëndësishme është që ditën e sotme gjatë ndeshjes Pogradeci-Shkumbi nuk kemi përjetuar atë që askush nuk do ta dëshironte. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!