VIDEO | Portierë “të dehur” në derbin e Romës, Pau Lopez e bën baltë

schedule18:38 - 26 Janar, 2020

schedule 18:38 - 26 Janar, 2020

Tjetër gafë në “Olimpico” dhe sërish gafë e portierit. Strakosha i fali një gol Edin Dzekos në minutën e 26-të, ndërsa tetë minuta më pas Pau Lopez gaboi edhe më rëndë.

Gardiani spanjoll i verdhekuqve u tregua amator në një goditje këndi të Lazios dhe Acerbi përfitoi duke barazuar shifrat. Roma protestoi për një faull të mbrojtësit lacial, por arbitri mori konfirmimin nga VAR-i dhe akordoi golin. /abcnews.al