VIDEO/ Porti turistik në Greqi mbushet me tonelata peshq të ngordhur

schedule10:36 - 30 Gusht, 2024

schedule 10:36 - 30 Gusht, 2024

Banorët e qytetit të Volos, Greqi janë përballur me pamje të frikshme të peshqve të ngordhur në gjithë bregdetin që lag këtë zonë. Fenomeni i paprecedentë ka shkaktuar shqetësim pasi këta mijëra peshq të ngordhur janë një alarm shëndetësor për shëndetin publik.

Mijëra tonë ujë nga  liqeni Karla  dhe përrenjtë e zonave përreth derdhen çdo ditë në gjirin Pagasitiko, bashkë me to  edhe peshqit e ujërave të ëmbël, të cilët ngordhin sapo bien në kontakt me ujin e kripur të detit.

Është ajo kategori peshqish nga zona të përmbytura, ku ndërsa fushat po kullojnë dhe temperaturat rriten, zvogëlohet edhe vëllimi i ujit bashkë me oksigjenin.

Ekipet e Bashkisë vetëm brenda dy ditëve kanë mbledhur 100 ton peshq të ngordhur. Ngordhja masive e peshqve ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga ndryshimet klimatike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!