Polumbarët amerikanë dhe ata shqiptarë janë zhytur ditën e sotme në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit pranë anijes spitalore “PO” e mbytur gjatë luftës së dytë botërore. Pamjet janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Ai thotë se pjesa e përparme e anijes ndodhet 16 metra në thellësi ndërsa pjesa e pasme ndodhet 37 metra thellësi.
“Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan Peleshi./mv.abcnews.al