VIDEO/ Polonia na merr vendin e dytë, nga të mëdhatë zhgënjen veç Italia

schedule22:45 - 5 Shtator, 2021

schedule 22:45 - 5 Shtator, 2021

Ashtu siç pritej, Shqipëria e ka shijuar vetëm pak orë vendin e dytë në grup sepse Polonia nuk e fali San Marinon dhe e “shtypi” me shifrat 7-1, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve, një më shumë se djemtë e Rejës.

Lewandowski shënoi dy gola (4′, 21′), teksa Swiderski (16′), Linetty (44′) dhe Buksa (67′, 90+2′, 90+4′) plotësuan triumfin e thellë të skuadrës së Souza. Për San Marinon shënoi Nanni në minutën e 48. Edhe Spanja ishte e pamëshirshme ndaj Gjeorgjisë, duke e mundur me shifrat 4-0.

Pas humbjes ndaj Suedisë fitorja sot ishte detyrim dhe skuadra e Enrique nuk i dha asnjë mundësi rivalit. Gaya (14′), Soler (25′) dhe Ferran Torres (41′) shënuan në pjesën e parë, teksa Sarabia (63′) plotësoi “pokerin” në të dytën.

Edhe Gjermania e fitoi ndeshjen e saj me goleadë, duke shkatërruar Armeninë me shifrat 6-0 në “Mercedes Benz Arena”. Dopieta e Gnabry (6′, 15′) dhe golat e Reus (35′) dhe Werner (44′) mbyllën pjesën e parë me shifrat 4-0.

Hofmann (52′) dhe Adeyemi (90+1) përmbyllën goleadën dhe vulosën tre pikët e radhës për “Panzerat”. Gjithashtu, Belgjika nuk la vend për surpriza sonte. Kryesuesit e renditjes së FIFA-s fituan me shifrat 3-0 ndaj Republikës Çeke. Lukaku (8′), Eden Hazard (41′) dhe Alexis Selamaelers (65′) ishin autorët e golave.

Nga skuadrat e mëdha zhgënjeu vetëm Italia. Skuadrës së Mancinit duket se ende nuk i ka dalë dehja nga suksesi në Europian dhe sot regjistroi barazimin e dytë radhazi. Kampionët e Europës i ndali Zvicra me shifrat 0-0. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!